KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rusia 2018”, Irani mbërrin i pari në Moskë
"Rusia 2018", Irani mbërin në Moskë

“Rusia 2018”, Irani mbërrin i pari në Moskë

Irani është ekipi i parë që ka mbërritur në Rusi, për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Vizitën e parë futbollistët e kombëtares iraniane e kanë bërë në stadiumin historik të Moskës në Luzhniki ku do të luhet edhe ndeshja e parë në 14 qershor.
Për Iranin është pjesëmarrja e 5-të në finalet e një botërori dhe renditet në vendin e 36-të në FIFA. Ata bëjnë pjesë në grupin B dhe e luajnë ndeshjen e parë në botërorin e Rusisë në 15 qershor kundër Marokut në stadiumin e Nizhny Novgorod. Më pas, ata udhëtojnë në Kazan për një përballje në 20 qershor kundër Spanjës, për t’i mbyllur ndeshjet në grup me ndeshjen kundër Portugalisë më 25 qershor.
Tri herë fituesi i Kupës së Azisë, ata u kualifikuan lehtësisht për Kupën e Botës, duke fituar të 10 ndeshjet në grupin e tyre aziatik. Irani humbi 2-1 në Turqi në miqësoren e tyre të fundit më 28 maj dhe do të luajë edhe një tjetër me Lituaninë në 8 qershor, përpara fillimit të Kupës së Botës. Nën drejtimin e trajnerit portugez Carlos Queiroz, Irani ka bërë një fazë përgatitore të gjatë. Sipas kompanive të basteve, shanset që Irani të fitojë kupën e botës janë 500 në 1.

Sicred