KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rusia 2018”, Grupi H, Japonia barazon me Senegalin

“Rusia 2018”, Grupi H, Japonia barazon me Senegalin

Japonia barazoi me Senegalin 2-2 në takimin e vlefshëm për Grupin H. Kjo ndeshje ka qenë e hapur dhe e luftuar nga fillimi deri në fund, por është Senegali që i falet një gabimi të portierit japonez dhe Sane e dërgon topin në rrjetë në minutën e 11-të.

Megjithatë aziatikët nuk do të dorëzohen dhe, në minutën e 54-të, do të barazojnë shifrat me një gol të bukur të Inuit.

Pjesa e parë do të mbyllet në barazim 1-1, ndërsa e dyta do të ketë të njëjtën tablo, me afrikanët që kalojnë sërish në epërsi në minutën e 68-të.  Por Japonia këmbëngul. Pasi ka goditur më parë edhe shtyllën e portës afrikane, do të barazojë shifrat 12 minuta para fundit, me anë të Keisuke Hondas.

Mbyllet kështu në barazim 2-2, kjo ndeshje, një rezultat që i mban të dyja skuadrat në rrugë të mbarë për një vend në turin tjetër të këtij Botërori.

Para Mbrapa
t
Para Mbrapa
Sicred