KRYEFAQJA » LAJME » “Rusia 2018”, Grupi G: Shqipëria në vendin e tretë me 12 pikë
"Rusia 2018", Grupi G: Shqipëria në vendin e tretë me 12 pikë

“Rusia 2018”, Grupi G: Shqipëria në vendin e tretë me 12 pikë

Sot janë zhvilluar takimet e rradhës në Grupin G të eleminatoreve të botërorit “Rusia 2018”. Fillimisht Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Lihtenshteinit, Spanja mundi 3-0 Italinë dhe Maqedonia ka surprizuar 1-0 Izraelin në shtëpinë e tij.
Tashmë Spanja udhëheq grupin me 19 pikë duke shkuar e sigurtë drejt kualifikimit, ndërsa Italia mbetet në vendin e dytë me 16 pikë. Shqipëria është në vendin e tretë me 12 pikë, Izraeli ka 9 pikë, Maqedonia 6 pikë dhe Lihtenshteini 0 pikë.
Kjo rradhitje duket se po ushqen shpresat e disa entuziastëve se me rezultate pozitive në takimet e mbetura Shqipëria mund të konkurojnë për vendin e dytë. Ajo do të luajë më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë dhe traineri Panuçi, ndonëse fitoi sot me Lihtenshteinin, mendjen e ka tek takimi i të martës. Më tej në 6 tetor Shqipëria do të luajë në Spanjë dhe tre ditë më vonë pret në “Elbasan Arena” Italinë.

Sicred