KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rusia 2018”, Deshamp përgatit Francën
"Rusia 2018", Deshamp përgatit Francën

“Rusia 2018”, Deshamp përgatit Francën

Kanë kaluar 20 vite nga triumfi në Kupën së Botës i Francës, kur Didier Deshamp dhe skuadra e tij arritën të triumfojnë në finale ndaj Brazilit. “Ai të magjepste me stilin e tij të lojës – thotë Eric Kantona për Deschamps. “Karriera e tij si lojtar është e lavdishme”. Pas triumfit të Kupës së Botës, mesfushori trupvogël, drejtoi ekipin e tij edhe në Euro 2000. Më pas ai fitoi Ligën e Kampionëve me Marsejën dhe me Juventusin. Një nga futbollistët prezentë në kombëtaren e francës së 1998, është edhe Frank Lebëuf . Ai tregon për emocionet që kishte ndërsa ngrinte trofeun e Kupës së Botës. “Pasi kam parë videot e festimit, duket që kam qenë lojtari i 5-të ose i 6-të, që prisja të merrja kupën. Pasi kapiteni Didier Deshamp mori kupën nga presidenti Shirak, erdhi radha ime. E ngrita Kupën e Botës, e putha dhe mund të them se në historinë e futbollit të Francës jam i pari lojtar që ka puthur trofeun. Pashë se të tjerët nuk e kishin bërë atë, kështu që kjo gjë është shumë domethënëse për mua. Në të gjithë botën, kur punoj për ESPN, kanalet amerikane apo Azi, njerëzit thonë: ky është Frank Lebëf, fitues i Kupës së Botës. Më vjen mirë sepse statusi i kampionit të botës na identifikon. Ne jemi kampionë bote, ndoshta një ditë, Franca do të ketë të tjerë kampionë, por ata nuk do të jenë asnjëherë si ne, sepse ne jemi të parët”.
Tashmë në rolin e trajnerit, Didier Deshamp, nuk arriti të triumfonte në Euro 2016, evropianin i cili u fitua nga Portugalia në Francë. 49-vjeçari u mundua që t’i zgjidhë problemet e skuadrës, gjatë ndeshjeve kualifikuese për botërorin e Rusisë. Por megjithë kualifikimin për në finale, Franca bëri disa ndeshje jo bindëse, sidomos humbja me Suedinë dhe barazimi në shtëpi me Luksemburgun. Ndërsa para dy dekadave ishte lojtar, tani Deshamp është trajner i Francës dhe mbi supet e tij bie përgjegjësia për të arritur një tjetër sukses, me një ekip të ri në Rusi. Me Paul Pogba, Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe lojtarë të tjerë të klasit botëror në dispozicion të tij, Deshamp ka mundësi për të arritur një rezultat më të mirë se çerekfinalet e botërorit të Brazilit katër vjet më parë. “Unë e di se çfarë do të thotë një Kupë e Dytë bote e dështuar. Ne kemi ambicje, jemi konkurrentë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm”, tha Deshamp ndërsa po kryen përgatitjet për botërorin. Vjeshtën e kaluar ai e zgjati kontratën si trajner i kombëtares, deri në vitin 2020, por a do të jetë në gjendje si të mbetet sërish në krye të Francës, nëse dështon sërish në Rusi? Ish shoku i tij i vjetër në kombëtare, Zinedine Zidane është pas dere. Ndërsa në botëror Franca duhet të kalojë fillimisht grupin me Australinë, Perunë dhe Danimarkën.

Sicred