KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi, ushtria përgatitet për një nga stërvitjet më të mëdha

Rusi, ushtria përgatitet për një nga stërvitjet më të mëdha

Rusia po përgatitet për të zhvilluar një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë, ku do të marrin pjesë të paktën 300 mijë ushtarakë. Në stërvitjen që zhvillohet në lindje të Siberisë, dhe e cila quhet Vostok 2018, merr pjesë edhe Kina, e cila do të dërgojë 3200 trupa, automjete të blinduara si deha vionë. Edhe Mongolia ka planifikuar dërgimin e disa njësive ushtarake. Këtë të martë dhe të mërkurën do të zhvillohet planifikimi dhe përgatitjet për stërvitjen, e cila pritet të fillojë të enjten dhe do të zgjasë pesë ditë. Stërvija e fundit e një shkalle të tillë u ndërmorr nga Rusia në vitin 1981 gjatë luftës së Ftohtë, por Vostok 2018 parashikon angazhimin e një numri më të madh trupash. Vostok 2018 vjen mes tensioneve të përshkallëzuara mes NATO-s dhe Rusisë. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATOs janë përkeqësuar qëkur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Sicred