KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi, tragjedi ajrore, humbin jetën 71 persona

Rusi, tragjedi ajrore, humbin jetën 71 persona

Një avion rus me 71 persona në bord raportohet të jetë rrëzuar pak pasi ishte nisur nga aeroporti Domodedovo në Moskë. Avioni An-148 i linjës ajror “Saratov” ishte drejtuar për në qytetin Orsk në malet Urale, pranë kurifit rus me Kazakistanit. Zyrtarët rusë bëntë të ditur për mediat lokale se të gjithë personat në bord të tij mendohet të kenë vdekur. Mjeti u zhduk nga radarët pak minuta pasi u nis nga aeroporti i Moskës dhe raportohet të jetë rrëzuar pranë qytetit Argunovo, rreth 80 kilometra në juglindje të Moskës. Sipas shërbimit për gjurmimin e fluturimeve, “Flightradar24”, pesë minuta pas nisjes, avioni po zbriste me 1 mijë metra në minutë.
Gjatë viteve të fundit, linjat ajrore ruse kanë pësuar dy rrëzime tragjike avionësh. Në 25 dhjetor të 2016-ës, një avion ushtarak u rrëzua në Detin e Zi, duke shkaktuar vdekjen e 92 personave. Për këtë tragjedi u fajësua piloti. Ndërsa në 31 tetor të 2015-ës, një avion pasagjerësh me 224 persona në bord u rrëzua në Sinai të Egjiptit. Ngjarja u mor përsipër nga shteti islamik, i cili bëri të ditur se kishte vendosur një bombë në avion.

Sicred