KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi, shiste bileta të rreme, arrestohet zyrtari i Anzhi MSK
Rusi, shiste bileta të rreme, arrestohet zyrtari i Anzhi MSK

Rusi, shiste bileta të rreme, arrestohet zyrtari i Anzhi MSK

Rusia njoftoi se ka arrestuar një ish drejtor ekzekutiv të ekipit të futbollit të Kaukazit të Veriut, Anzhi, me dyshimin për përvetësim të parave në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë, ai u ka bërë një ofertë të madhe tifozëve kinezë për të blerë bileta për kupën e botës. Eldar Usayev, është arrestuar me akuzën për përvetësim në shkallë të gjerë të parave, dhe dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burg. Gjykata nuk ka treguar detaje, por në një të përditshme biznesi ruse, raportohet se Isayev u kishte premtuar bileta tifozëve kinezë për Kupën Botërore të organizuar nga Rusia por më pas i ka mashtruar ata me shumën prej 1 milion dollarë. Sipas raportit thuhej se Isayev i kishte thënë policisë ruse se edhe ai vetë ishte mashtruar nga ata që kishin thënë se do të shisnin kuota zyrtare të biletave. Ambasada kineze në Moskë nëpërmjet një deklarate tha se një kompani që e quan veten Anzhi Msk kishte kontaktuar agjencitë e udhëtimit në Kinë duke thënë se po ofronte bileta zyrtare dhe paraqiste një letër nga komiteti organizues i Kupës Botërore të Rusisë që doli të ishte i falsifikuar. Global Times tha se më shumë se 3,500 bileta të rreme iu shitën tifozëve kinezë, të cilët u refuzuan të hyjnë në stadiume.

Sicred