KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi; Putin rreth kandidimit në zgjedhjet presidenciale
vladimir_putin, Rusi, Putin rreth kandidimit, në zgjedhjet presidenciale

Rusi; Putin rreth kandidimit në zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018. Kam ende kohë për të vendosur, tha presidenti i cili zhvilloi nje bashkëbisedim me të rinjtë. Do të shoh. Zgjedhjet do të mbahen më 2018. Ende ka kohë për të menduar, deklaroi kreu i Kremlinit. Putini vazhdon të mbetet shumë popullor në Rusi dhe tani për tani nuk ka ndonjë figurë politike me fuqi të mjafueshme për tu konsideruar si konkurent në zgjedhje. Putin ka thënë më herët se nuk do të kërkojë ndryshimin e ligjit për presidentin, i cili parasheh dy mandate 6 vjeçare të njëpasnjëshme. Zoti Putin u bë president i Rusisë për herë të parë në vitin 2000 kurse mandatin aktual e mori në vitin 2012.

Sicred