KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi, Putin kryeson në zgjedhjet presidenciale
Rusi, Putin kryeson në zgjedhjet presidenciale

Rusi, Putin kryeson në zgjedhjet presidenciale

Presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin pritet të fitojë mandatin e katërt gjashtë vjeçar si president i vendit, pas zgjedhjeve të zhvilluara sot. Sipas mediave ruse kur janë numëruar 22 përqind të votave, zoti Putin kryeson me 72 përqind të tyre. Sondazhet pas votimeve, parashikloojnë që ai të marrë mbi 70 përqind të votave.
Në zgjedhjet presidenciale përballë zotit Putin kandidonin shtatë kandidatëve të tjerë. Mes tyre ishin milioneri komunist, Pavel Grudinin, ish-drejtuesja e një “reality show”, Ksenia Sobchak, si dhe nacionalisti veteran Vladimir Zhirinovsky. Udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny nuk u lejua të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të një dënimi në fuqi.
Në një intervistë dhënë RTSH, ambasadori rus në Tiranë zoti Aleksandër Karpushin tha se “Pavarësisht se kush do të fitojë në këto zgjedhje, jam i bindur që prioritetet strategjike kombëtare të Rusisë do të mbeten të qëndrueshme”. “Për sa u përket marrëdhënieve tona me BE-në dhe SHBA-të, duhet të them që për ne ato janë partnerë të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë, si edhe në fushën e politikës së jashtme” tha zoti Karpushin. “Moska është e interesuar për të ndertuar një bashkëpunim konstruktiv, stabël dhe të parashikueshëm me Uashingtonin dhe Brukselin, natyrisht në bazë të parimeve të barazisë dhe të respektit reciprok” citoi ai nga deklaratat e krerëve më të lartë rusë.