KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi: Arrest me burg për Liderin e opozites Aleksej Navalni

Rusi: Arrest me burg për Liderin e opozites Aleksej Navalni

Mbi 750 arrestime janë bërë në Moskë gjatë demonstratave anti-Putin në qendër të qytetit. Sipas OJQ-së “OVD-info” 900 persona janë ndaluar në Shën Petersburg, ndërsa Ministria e Brendshme flet vetëm për 500 të ndaluar. Në mesin e të arrestuarve është edhe lideri opozitar rus Alexei Navalny. Ai u arrestua në shtëpi përpara protestës së paautorizuar që kishte lajmëruar në Moskë kundër mashtrimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta të politikës ruse. Në orët e vona të mbrëmjes së të hënës atij iu komunikua masa e arrestit me 30 ditë burg për shkelje të përsëritura të ligjit për organizimin e tubimeve publike. Navalny, i cili ka ndërmend të garojë për presidencën ruse vitin e ardhshëm, do të mbante një fjalim në mitingun, që sipas autoriteteve, ishte i paautorizuar. Dëshmitarët thanë se është përdorur  gaz lotsjellës kundër protestuesve në sheshin qendror Pushkin në Moskë. Sipas një burimi të shërbimeve të emergjencës, një nga aktivistët i hodhi në fytyrë një polici spray me piper. Ndërkaq Shtëpia e Bardhë dënoi me forcë arrestimet e qindra manifestuesve në mbarë Rusinë gjatë një dite mobilizimi kundër korrupsionit të elitës dhe kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm.

Sicred