KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » “Rusi 2018” – Topi i parë në RTSH
"Rusi 2018" - Topi i parë në RTSH

“Rusi 2018” – Topi i parë në RTSH

Takimi Rusi – Arabi Saudite është takimi inagural i “Rusi 2018”, i cili nisi në Stadiumin “Luzhniki” të Moskës me një spektakël të shkëlqyer të yllit britanik të popit Robbie Uilliams. Ai solli mes një performance të jashtëzakonshme disa prej hiteve më të njohura të tij. Presidenti rus Putin falenderoi me fjalë të zgjedhura të gjithë ata që janë angazhuar për të sjellë këtë eveniment. Më pas ka përshëndetur Xhani Infantino president i FIFA-s. “Shijoni festën më të madhe në tokë” tha ai.
Pas himneve kombëtare të të dy vendeve nisi takimi i cili drejtohet nga argjentinasi Nestor Pitana.

RTSH po e sjell direkt këtë takim. Ai do të shoqërohet me komente dhe më pas me emisione speciale.

Sicred