KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi 2018; Performanca e Spanjës dhe Rusisë deri më tani në fushën e gjelbër
Rusi 2018; Performanca e Spanjës dhe Rusisë deri më tani në fushën e gjelbër

Rusi 2018; Performanca e Spanjës dhe Rusisë deri më tani në fushën e gjelbër

Historia e Rusisë deri më tani; Një ndeshje e paharrueshme në hapje të Botërorit Rusi 2018, dhe fitorja me Egjiptin i dhanë mundësinë atyre për t’u kualifikuar.  Por humbja me Uruguajin i solli ata me këmbë në tokë. Pasi sfida me Spanjën është krejt gjë tjetër. Përgatitësi atletik i Rusisë, Paulino Granero, është spanjoll, por të dielën ai nuk do të jetë i tillë. “Unë jam spanjoll, por punoj në Rusi dhe në zemrën time jam rus”, tha ai. “Detyra ime është të ndihmoj Rusinë të kualifikohet për çerekfinale. Dua që Rusia të jetë atje, jo Spanja. Futbollistët tanë e kanë kuptuar se Kupa e Botës është mundësi e mirë për ta”. Ndërsa portieri i Rusisë Andrei Lunev u shpreh se: “Ne besojmë se kemi mundësinë të kalojmë më tej. Në këtë botëror ka pasur shumë surpriza. Gjermania është jashtë, Argjentina u përpoq shumë të kualifikohet për më tej. Nuk ka më ekipe të pamundur. Ata kanë 11 lojtarë në fushë, po aq edhe ne, gjithçka është e mundur “. Mbrojtësi rus Vladimir Granat dha një përgjigje logjike për shanset që kanë Rusia dhe Spanja. “Përsa i përket lojës, është gjithmonë 50/50. Përpjekjet dhe disiplina maksimale – këto janë gjërat më të rëndësishme për ne në ndeshjen kundër Spanjës. . Ndeshja luhet në Luzhniki dhe tifozët janë lojtari ynë i 12-të, kemi nevojë për mbështetjen e tyre, ata duhet të na ndihmojnë “. Për shumë Spanja, fituese e Kupës së Botës në 2010, është sërish favorite edhe në Rusi 2018. Spanjollët kryesuan grupin B duke lënë pas portugezët e frikshëm. Sot ekipi spanjoll me një kontigjent të plotë lojtarësh është stërvitur në Krasnodar kur temperaturat kanë qenë më të lartat se gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Rusi. Mesfushori i Spanjës Andres iniesta bëri debutimin e tij ndërkombëtar kundër Rusisë 12 vjet më parë. Rezultati në atë takim miqësor, që luajti në Albacete më 27 maj 2006, ishte 0-0. Sot ai do të shpresojë për më mirë në sfidën e 1/8. Një kuriozitet, spanjollët kanë bërë më shumë pasime se të gjitha skuadrat e tjera në botërorin rus deri tani, 2,089. Ky është takimi i parë midis këyre dy skuadra në një kupë botë. Spanja mundi Bashkimin Sovjetik në finalen e EURO 1964, 2-1. Ndërsa për Rusinë hera e parë që shkon në 1/8, që kur bashkimi Sovjetik në 1986 u eliminua nga Belgjika. Fituesi i kësaj sfide do të përballet me fituesin që do të dalë nga ndeshja Kroaci-Danimarkë.