KRYEFAQJA » LAJME » “Rusi 2018”, Pele: Neymar do ta udhëheqë Brazilin drejt suksesit në Rusi

“Rusi 2018”, Pele: Neymar do ta udhëheqë Brazilin drejt suksesit në Rusi

Pele beson se Brazili i ka të gjitha shanset për të fituar kupën e botës në Rusi. Legjenda e futbollit brazilian Pele thotë se do të jetë Nejmar ai që do të udhëheqë kombëtaren drejt këtij synimi. Duke folur për AFP në Dubai, 77-vjeçari, i cili nuk ka qenë mirë me shëndet kohët e fundit, thekson edhe njëherë faktin se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Nejmar duhet të shërohet sa më shpejt dhe të bëjë që Brazili të marrë titullin e gjashtë botëror. “Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë do të ndodhë, por mendoj se për Kupën e Botës ai do të jetë në formë, sepse dëmtimi i tij nuk është dhe aq i rëndë”, tha Pele, i vetmi që e ka fituar Kupën e Botës tre herë si lojtar. “Unë dëshiroj që ai të ketë të njëjtin fat që kam pasur në Kupën e Botës”. Neymar i PSG, lojtari më i shtrenjtë në botë, nuk ka luajtur qëkur ka thyer një kockë në këmbën e tij të djathtë më 25 shkurt në një ndeshje të kampionatit francez. Në daljen e tij të parë në publik pas operacionit, Nejmar u shpreh se është duke u rikuperuar dhe beson se do të jetë i aftë t’i bashkohet Brazilit në Kupën e Botës. Pele tha se priste pak surpriza në këtë kupë bote, pretendentë për të janë Argjentina, Gjermania, Franca dhe Lionel Mesi si protagonist. Ndërsa nuk ka përmendur Spanjën, Portugalinë kampionen aktuale të Evropës të udhëhequr nga ylli i tyre Cristiano Ronaldo.

Sicred