KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rusi 2018”, Meksika këkon ndihmën e magjistarëve

“Rusi 2018”, Meksika këkon ndihmën e magjistarëve

Dy priftërinj dhe një person i veshur si një perëndi e lashtë mesoamerikane, kanë bërë magji për të ndihmuar meksikën në Kupën e Botës. Antonio Vazquez – i njohur si “Kryetari i Bashkisë El Brujo”, një njeri i famshëm për parashikimet e tij vjetore mbi politikën dhe lajmet – thirri perëndinë gjarpër, i adhuruar nga actekët dhe popujt e tjerë para Kolumbianëve, për ta ndihmuar Meksikën të shkojë të paktën deri në çerekfinale në Rusi. “Më jep gjithë forcën dhe fuqinë tuaj për të hapur dyert e qiellit, që Meksika të shkojë deri në çerekfinale.” Gjarpri do të jetë kundër tersit për kombëtaren meksikane në botëror, – tha magjistari mjekërbardhë. Meksika do të debutojë të dielën kundër kampionëve në fuqi, Gjermanisë në grupin F, me shpresën që t’i ecë mbarë dhe për herë të parë në histori të shkojë deri në çerekfinale të Kupës së Botës. Meksika nuk e ka mundur Gjermaninë kurrë në një turne, por Vazquez shprehet me optimizëm. “Ne do të arrijmë të paktën një barazim 0-0, ose një fitore 1-0 për Meksikën,” tha ai. Vazquez gjithashtu bëri një parashikim për fituesin midis Brazilit, Spanjës apo Portugalisë. “Një ekip latin do të jetë kampion,” tha ai.

Sicred