KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi 2018; Meksika dhe Mallkimi i Montezumës
Rusi 2018; Meksika dhe Mallkimi i Montezumës

Rusi 2018; Meksika dhe Mallkimi i Montezumës

Mallkimi i Montezumës. Ky është i lidhur me Meksikën, e cila ka mbërritur për të 7-ën herë rradhazi në finalet e një botërorit, por që largohet prej tij pas ndeshjes së katërt. Por asnjë nga ato skuadra që e kanë eliminuar atë pas 1/8 nuk ka fituar kurrë asnjë botëror e aq më pak të ketë arritur në finale.  Gjithçka nisi në 1994, botëror në të cilin mori pjesë edhe Bullgaria. Të kualifikuar në 1/8 e finaleve në minutën e fundit në dëm të Francës, Stoiçkov me shokë fiton me 11-metërsha ndaj meksikës. Por në gjysmëfinale mbaron ëndrra e Bullgarisë, pasi mundet nga italia e Roberto Baxhos. Më pas për vendin e tretë e të katërt mundet edhe nga Suedia 4-0.  Në 1998 Gjermania arrin të fitojë ndaj meksikanëve falë yjeve të tilla si Klinsman e Birhof. Por kjo do të ishte zilja e fundit e kësaj gjenerate që fitoi botërorin në 1990 dhe Evropianin në 1996. Në çerekfinale ata munden 3-0 nga Kroacia.  Në 2002 Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuluan futbollin. Meritë e Donovan, McBride e shokë, të cilët shkuan në çerekfinale pas fitores 2-0 me Meksikën. Por ëndrra e amerikanëve u ndërpre nga Gjermania e Balak, autor i golit të fitores 1-0. Që atëherë e deri më sot, USA nuk kanë arritur më në çerekfinalet e një botërori . Një tjetër kombëtare është bërë pre e mallkimit të Meksikës. Argjentina, që fiton me meksikën në 1/8 e finalev të 2006, pas kohës shtesë. Por të gjithë e dinë se botërori për Argjentinën mbaroi aty sepse në ndeshjen e radhës, mundet nga Gjermania, falë dy pritjeve të 11-metërshave nga Lehman. Por nuk mbaron me kaq për Argjentinën. Në 2010, bardhekaltërit, të superfavorizuar për të fituar botërorin, gjejnë sërish Meksikën. Sërish Argjentina fiton 3-1. Në çerekfinale Argjentina rigjen Gjermaninë që fiton këtë radhë 4-0. Për dyshen Mesi-Maradona qe një dështim total. Por ajo që e ka paguar më shumë nga të gjitha skuadrat është padyshim Holanda. Fitorja e portokallinjve, ndaj Meksikës në 1/8 në 2014 erdhi pas një 11-metërshi inekzistent ndaj Roben. Në gjysmëfinale Holanda mundet nga Argjentina po me 11-metërsha. E që atëherë Holanda nuk ka arritur asnjëherë të kualifikohet as në Evropian e as në Botëror. I fundit është Brazili. Pasi mundi Meksikën në 1/8 e botërorit rus, mundet nga belgjika 2-0, pa mundur të shkojë më tej.

Sicred