KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rusi 2018” Kolumbia dhe Japonia janë duke u përgatitur për përballjen
"Rusi 2018" Kolumbia dhe Japonia janë duke u përgatitur për përballjen

“Rusi 2018” Kolumbia dhe Japonia janë duke u përgatitur për përballjen

Katër vjet më pas, Kolumbia dhe Japonia janë duke u përgatitur për një tjetër përballje në veprimparinë më të madhe globale.
Më 24 qershor 2014, kolumbianët arritën një fitore mbresëlënëse 4-1 ndaj japonezëve në botërorin e Brazilit.
Sot të dyja skuadrat do të takohen sërish, por në Grupin H të botërorit Rusi 2018.
Cili do të jetë rezultati këtë herë?
Skuadra kolumbiane e Hoze Pekerman do të kërkojë të mbështetet në talentet e kësaj skuadre, James Rodrigez dhe Radamel Falkao. Futbollistët e dinë se ata do të kenë përballë një ekip që kurrë nuk mund të merret lehtë. Trajneri argjentinas dëshiron që lojtarët e tij të fillojnë turneun me këmbë të mbarë dhe fitorja me siguri do t’u ngrejë moralin. Kjo do të jetë një gjë pozitive edhe për kapitenin Radamel Falcao.
Ndërkohë, Japonia, pavarësisht se pjesëmarrjen e parë në një botëror e ka në 1998, e sheh veten si pjesëtare të skenës së Rusisë.
Në të vërtetë, kjo është pjesëmarrja e tyre e gjashtë e njëpasnjëshme në botërore dhe ata po përpiqen të arrijnë një rekord duke kaluar fazën e 1/16. Blu Samurajt shpresojnë që me ardhjen e trajnerit Akira Nishino të kenë fat dhe të arrijnë objektivin. Nishino ka ndërmend të qëndrojë i paepur ndaj sulmit të fuqishëm të kolumbianëve. Gjatë seancave të fundit stërvitore, ai u ka kërkuar lojtarëve të tij që të marrin parasysh të gjitha rreziqet dhe të finalizojnë sulmet e tyre me gol. Megjithatë, pavarësisht nga planet e trajnerit, Samurajt Blu do ta mbështesin lojën te fantazia e mesfushorëve të tyre Hasebe dhe Shibasaki që do të furnizojnë sulmuesit Honda dhe Kagawa.
Por të mos harrojmë se Japonia nuk ka fituar asnjë ndeshje nga tri përballjet me Kolumbinë.

Sicred