KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi 2018; Kokoshnikët, kapelet tradicionale ruse
Rusi 2018; Kokoshnikët, kapelet tradicionale ruse

Rusi 2018; Kokoshnikët, kapelet tradicionale ruse

Fabrika e prodhimit të kokoshnikëve, kapeleve tradicionale ruse, ka shumë punë tani gjatë botërorit. Si vendasit dhe të huaj duan ta kenë një të tillë. Ata I porosisin nëpërmjet internetit apo edhe I blejnë nëpër dyqanet e posaçme. Natalia Prozorova, një tifoze e Rusisë tregon me emocion se nuk ka parë kurrë më parë kaq shumë njerëz me veshjet ruse. “ Vendi po kalon një moment shumë të bukur. Kurrë nuk kam parë kaq shumë energji dhe njerëz të lumtur këtu në Rusi. Më kanë thënë se edhe në vitin 1980, gjatë Lojërave Olimpike, ka patur shumë lëvizje në të gjithë vendin” – tha ajo. Ndërsa një student, Ivan Kovalenko, I cili studion në Londër tregon se ka blerë dy kostume tradicionale, madje do t’i marr ato me vete në Londër. Viktoria Pimenova, drejtuese e prodhimit të kokoshnikëve, që drejton shitjet e tyre nëpërmjet faqes së internetit tregon se fitimet e tyre janë trefishuar gjatë kupës së botës, ndërsa kërkesat janë të shumta dhe ata nuk po mundin t’i dërgojnë dot në kohë. “Ne kishim kërkesa për kokoshnikë që në fillim të Kupës së Botës, por që kur u shfaqën fotot e mbështetësve të kombëtares ruse me kokoshnikë, nëpërmjet internetit, telefoni nuk pushon nga porositë. Ne nuk po arrijmë t’i përgatisim dhe t’i dërgojmë në kohë të gjitha porositë – tha ajo. – Tani gjatë kupës së botës, shitjet tona janë trefishuar. Kemi klientë të huaj që porositin kokoshnikë dhe veshje tradicionale si suvenire dhe dhurata. Ndërsa rusët që duan të mbështesin kombëtaren ecin nëpër rrugë me kapelet tona “.

Sicred