KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rusi 2018” Francë-Peru përfundon me fitoren e vuajtur të francezëve
"Rusi 2018" Francë - Peru 1-0

“Rusi 2018” Francë-Peru përfundon me fitoren e vuajtur të francezëve

Takimi i dytë i vlefshëm për grupin C, ka qenë ai midis Francës dhe Perusë, që është mbyllur me fitoren e evropianëve me një gol të vetëm.

Në fakt, përkundër pritshmërive, francezët nuk kanë rezultuar deri më tani ajo favoritja e frikshme, duke vuajtur në të dy takimet e para, por duke marrë sidoqoftë dy fitore mjaft të vyera. Sfida e zhvilluar të enjten në Stadiumin e Ekatinburgut ka folur për “blutë” në pjesën e parë, por ata do të kenë nevojë edhe për pak fat për të thyer qëndresën e amerikanolatinëve. Dhe kjo ka ndodhur në minutën e 35-të, kur një goditje e Zhirusë brenda zonës është devijuar nga një mbrojtës peruan dhe topi ka përfunduar tek Mbape, i cili nuk e ka patur të vështirë të shënojë me portën e boshatisur. Megjithëse Peruja do të mundohet të reagojë, pjesa e parë e kësaj sfide do të mbyllet me epërsinë minimale të evropianëve.

Ndërkaq, pjesa e dytë do të jetë më e luftuar, sidomos nga ana e peruanëve, të cilët madje do të goasin edhe shtyllën e portës së gardianit francez, Loris. Nga ana e tyre, edhe francezët kanë patur mundësi për të shënuar nëpërmjet kundërsulmit, por asnjëra nga dy skuadrat nuk do të arrijnë ta gjejnë golin.

Mbyllet 1-0 dhe Franca ka marrë një fitore minimale ndaj Perusë, duke u kualifikuar për në turin e 16-shes së këtij Botërori, kurse amerikanolatinët eliminohen edhe matematikisht.

Sicred