KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rusi 2018” botërori më i shtrenjtë në histori
"Rusi 2018" botërori më i shtrenjtë në histori

“Rusi 2018” botërori më i shtrenjtë në histori

Sytë e të gjithëve janë përqëndruar në këtë botëror futbolli. Moska ka bërë gjëra të mëdha. Jo rastësisht Kupa e Botës në Rusi është më e kushtueshmja në histori.
Për të pritur edicionin e 21-të të Fifa World Cup në 11 qytetet më të frekuentuara në botë, buxheti i përgjithshëm i ka kaluar 14,2 miliardë dollarë. Investimet kryesore kanë qenë në transport, 6.11 miliardë, në ndërtimin e infrastrukturës sportive, 3.45 miliardë dhe në ambjentet e pritjes.
Një tjetër diskutim në aspektin ndërkombëtar, i njohur tashmë edhe nga eksperiencat e olimpiadës dimërore Soçi 2014, e më parë Lojërat e Moskës ’80, tregojnë se manifestimet e mëdha sportive në këtë pjesë të botës janë objekt i stuhive politike. “Propaganda antiruse ka nisur tashmë” – konfirmon politikani i madh rus Feodor Lukyanov. “Aktiviteti politik dhe i mediave perëndimore, do të zhvillohet në një sfond tepër negativ ndaj nesh. Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe. E kjo nuk ka të bëjë me përgatitjet për botëror, aspak, atmosfera do të ndotet nga etila e politkës së perëndimit” tha ai. Në fjalët e tij ndjehet atmosfera e nderë që ekziston midis Perëndimit dhe Moskës nga furia politiko-diplomatike për shkak të çështjes Skripal. Ironia e fatit, shorti vuri përballë dy shtetet kryesore për prodhimin e naftës në botë.
Por përtej politikës, në planin ndërkombëtar, në Rusi tani flitet për futboll. Jo rastësisht investimi është rekord, masat e sigurisë të larta dhe janë të gjithë të mobilizuar. Stadiumi më i shtrenjtë është ai i Shën Peterburgut, ndërtimi i të cilit shkoi deri në 44 miliardë rubla. Pak më pak kushtoi Rostov. 21 miliardë rubla nga bilanci federal shkuan për ndërtimin dhe rindërtimin e 92 fushave të stërvitjes. Në total ndërtimi i 7 stadiumeve të reja dhe fushave të stërvitjes për Kampionatin Botëror shkoi në 149 miliardë rubla.
Një kuriozitet, në Rostov gjatë kupës së botës janë thirrur 200 kozakë, midis së cilëve 30 me kuaj. Përsa i përket tifozëve, numri i tyre nuk dihet ende. Një studio parashikon se mund të vijnë deri në 570 mijë tifozë nga pjesë të ndryshme të botës. Nga kjo Rusia mund të përfitojë deri në 2 miliardë dollarë. Përgatitjet për kupën e botës krijuan 220 mijë vende pune, që kanë ndikuar në rritjen e ekonomisë familjare në 414 miliardë rubla.

(Visited 41 times, 41 visits today)