KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi 2018, “Aufweidersehen” kampiones në fuqi të botës
Rusi 2018, “Aufweidersehen” kampiones në fuqi të botës

Rusi 2018, “Aufweidersehen” kampiones në fuqi të botës

 Pjesa e parë  e ndeshjes Gjermani – Kore e Jugut, është mbyllur me rrjeta të paprekura ndërsa e dyta kishte të njëjtën tablo, me gjermanët më tepër në zotërim të topit, por pa fantazi dhe të paqartë për të shkuar tek goli. Dhe me informacionin se Suedia po fitonte bindshëm ndaj Meksikës, fitorja po bëhej detyrim për gjermanët. Megjithatë, ajo u materializua, ndërsa 6 minutat shtesë kanë rezultuar fatale për gjermanët, që do të pësojnë dy gola, fillimisht në minutën e dytë, me autor Kim Jong Guonin. Dalja aventureske e portierit Nojer ka çuar në golin e dytë të Koresë së Jugut, me autor Sonin, që vulos kështu fitoren 2-0 dhe eliminimin e turpshëm të Gjermanisë. Dy skuadrat që vijojnë më tej nga ky grup janë Suedia dhe Meksika, me nordikët që i mundën 3-0 amerikanoqendrorët në sfidën e fundit. Suedezët kanë treguar se, përtej humbjes dramatike në ndeshjen e dytë me Gjermaninë, edhe eliminimi në “play-off” i Italisë nuk ishte aksident, duke e mundur edhe Meksikën dhe duke marrë kreun e renditjes së grupit F. Pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura, Augustinson e kalon Suedinë në epërsi në minutën e 50-të. Grankvist do ta dyfishojë epërsinë e nordikëve 12 minuta më pas, kur tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Humbje e Meksikës është vulosur 16 minuta para fundit, nga një autogol i Alvarezit, që fikson shifrat 3-0 në favor të Suedisë.

Sicred