KRYEFAQJA » LAJME » “Rusët lobuan për takimin me Trump”, PD: Shkrimi, i financuar nga Rama!
Lobimi i PD në SHBA, Balla informon deputetët e PS

“Rusët lobuan për takimin me Trump”, PD: Shkrimi, i financuar nga Rama!

Partia Demokratike reagoi ndaj një investigimi të prestigjozes amerikane “Mother Jones”, ku ngrihen dyshime lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë dhe financimin nga kompani ruse të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA pranë republikanëve dhe Donald Trumpit. Partia Demokratike duke e konsideruar të paguar shkrimin, thekson se akuzat janë të fabrikuara nga propaganda e Ramës. Shkrimi konsiderohet qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga fallsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike. Partia Demokratike garanton se nuk ka thyer asnjë ligj shqiptar, amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse, theksohet në deklaratën e PD-së. Përpjekja e Ramës dhe e mercenarëve të tij për të implikuar Partinë Demokratike është betejë shterpë, thekson selia blu, duke garantuar se asnjë përpjekje e Ramës për të dekurajuar aksionin opozitar, nuk do ta largojë Partinë Demokratike nga lufta kundër drogës, krimit dhe kapjes së shtetit nga interesat kriminale.

Sicred