KRYEFAQJA » LAJME » Rumani: Presidenti refuzon emërimin e Shaideh si kryeministre
Rumani: Presidenti refuzon emërimin e Shaideh si kryeministre

Rumani: Presidenti refuzon emërimin e Shaideh si kryeministre

Presidenti rumun, Klaus Johannis hodhi sot poshtë kandidaturën për postin e kryeministres të Sevil Shaideh, propozuar nga Partia Social-Demokrate pas fitores në zgjedhjet legjislative. “Kam analizuar argumentet pro dhe kundër dhe kam vendosur të mos e pranoj këtë propozim”, deklaroi Johanis gjatë një fjalimi, ndërkohë që Rumania është në kërkim të një qeverie pas zgjedhjeve legjislative të 11 dhjetorit. Partia Social-Demokrate i propozoi javën e kaluar presidentit emërimin e Shhaideh, 52 vjeçe, dalë nga minoriteti i turk në Rumani, e cila do të bëhej e para grua myslimane në krye të një qeverie të një vendi të BE-së. Përkatësia e saj fetare nuk është bërë objekt debati në këtë vend ortodoks. Johanis u ka bërë thirrje Social-Demokratëve, të zgjedhin një kandidat tjetër.

Sicred