KRYEFAQJA » LAJME » Ruko, vrasësi i gruas: Viktima jam unë, jo ajo!

Ruko, vrasësi i gruas: Viktima jam unë, jo ajo!

Në të parin rrefim mbi vrasjen rrënqethëse të së shoqes, 3 dhjetorin e vitit të shkuar , Ferdinant Ruko , shfaqet me një logjikë që i luhatet në ekstreme . Në intervistën dhënë gazetares Erjona Rusi , për emisionin e pasdites në TVSH, Ruko thotë se vrasja e së shoqes ishte fundi i paralajmëruar i një marrëdhënie që akumulonte urrejtje prej vitesh, ndërsa pranon se vrasja nuk justifikohet por edhe se vdekja e njërit prej tyre ishte e pashmangshme. Shprehet se viktima e vërtetë e ngjarjes ishte ai dhe jo e shoqjaKjo sipas tij ishte shkaku që e çoi drejt kryerjes së atij akti ëe tmerrshëm. Nuk ka guxim të flasë për ato momente të frikshme të vrasjes , por në një tentative justifikuese , këmbëngul në shpjegimin e rrethanave që e çuan drejt atij fundi që sipas tij do të shmangej vetëm nëse historia me Liljanën nuk do të kish nisur kurrë..Sikur koha të mund të kthehej pas.Më 3 dhejtor të 2016 , në qytetin e Fierit , Ferdinant Ruko vrau bashkëshorten e tij, Liljana Ruko përmes një akti rrënqethës. Pas një përplasjeje të ashpër edhe fizike , brenda ambjenteve të shtëpisë, Ruko hodhi të shoqen nga dritarja e banesës së tyre të katit të katërt. Fqinjët ishin dëshmitarë të skenës së denjë për skenarin e një filmi horror. Ngjarja tronditi jo vetëm opinionin publik. Ajo vuri alarmin edhe mbi funksionimin e strukturave tështetit qëduhej të kishin parandaluar ngjarjen, duke filluar nga sistemi i drejtësisë.Më pak se një vit pas ngjarjes, më 21 shtator , Ferdinant Ruko u dënua nga gjykata e krimeve të rënda me 35 vite burg për krimin e kryer .

Sicred