KRYEFAQJA » LAJME » Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi me parti të re, “Bindja Demokratike”

Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi me parti të re, “Bindja Demokratike”

Rudina Hajdari, vajza e Kryetarit të Parë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, është duke krijuar në spektrin politik shqiptarë, një parti të re. Rudina Hajdari, sëbashku me ish funksionar të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe ish nënkryetarin e demokratëve Astrit Patozi, janë duke mbledhur firmat për të regjistruar në KQZ dhe Gjykatë, partinë e re, me emrin Bindja Demokratike.

Kjo forcë politike pritet të regjistrohet në fillimin e javës së ardhshme, ndërkohë që ajo e ka gati përfaqësimin në parlament. Rudina Hajdari kryeson grupin parlamentarë, me një mandat që gëzon nga Lista e Partisë Demokratike, e cila mori vendimin politik të djegë mandatet parlamentare. Por Hajdari, Myrrizi , zgjodhen të mos përkrahin vendimin politik të demokratëve, ndërkohë që me antarët e listave zëvendësuese, tashmë kanë strukturuar edhe grupin parlamentarë, të ashtëquajtur Opozita e Re.

Nga artikulimet e deritanishme publike, është lënë të kuptohet se kjo parti në vigjilie të themelimit të saj, do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e pritshme lokale. Ndërkohë që opozita në bllok, ka vendosur si kusht për pjesëmarrje, garantimin e zgjedhjeve të lira, sikundër ka theksuar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasade.

Sicred