KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi: Votimi për zgjedhjen e kryeprokurores normal dhe brenda standardeve

Ruçi: Votimi për zgjedhjen e kryeprokurores normal dhe brenda standardeve

Kryetari i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi ka hedhur të markurën më shumë dritë rreth votimit të së hënës në parlament ku u votua për zgjedhjen e prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

“Në Parlament të gatshëm ose të ekspozuar për të marrë pjesë në votim kanë qenë 76 deputetë, faktikisht në votim morën pjesë 73, pra 69 pro, 2 kundër, 2 abstenim. Pra nuk votuan 3 deputetë. Shtrohet pyetja pse? Nuk kishin mese të votonin, sepse iu ishte marrë karta” spjegoi zoti Ruçi. Ai sqaroi me tej se ishin dy deputetë socialistë zonja Felaj dhe zoti Manja, të cilët kishi firmosur kandidaturën e zonjës Marku. “E dini që këta dy deputetë nuk kanë votuar dhe këta kanë qenë firmëtarë për të mbështetur këtë kandidatë? A është normale kjo që dy deputetë që ishin firmëtarë nuk patën mundësinë të votonin?” pyeti zoti Ruçi. Kreu i parlamentit shtoi më tej se tha se “…i gjithë votimi është normal dhe brenda standardeve”.

Pavarësisht deklaratave të zotit Ruçi dhe krerëve të maxhorancës, opozita si e djathtë dhe ajo e majtë këmbëngulin se votimi i së hënës është i jashtëligjshëm.

Sicred