KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi-Të vendosur për të bashkëpunuar me Gjermaninë

Ruçi-Të vendosur për të bashkëpunuar me Gjermaninë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot një grup deputetësh dhe ish-deputetësh të Bundestagut, të kryesuar nga ish-Presidentja e Budestagut, Rita Sussmuth.

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen ndaj popullit, Busdestagut, qeverisë dhe institucioneve gjermane për mbështetjen e Shqipërisë gjatë tranzicionit si edhe gjatë proçesit të integrimit evropian të vendit tonë. Ai shprehu besimin se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë fazës vendimtare të përgatitjes për hapjen e negociatave “Ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtësisht me Gjermaninë, në mënyrë që të arrijmë progres të mëtejshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të trajtojmë probleme specifike si aplikimet e pabaza për azil të shtetasve shqiptarë, trafiqet e paligjshme të të gjithë llojeve etj.”,- nënvizoi z.Gramoz Ruçi.  Ai i kërkoi presidentes Sussmuth si edhe parlamentarëve dhe ish- parlamentarëve gjermanë të rrisin ndikimin e tyre për zgjerimin e mbështetjes për Shqipërinë dhe përcjelljen e perceptimeve reale për arritjet e Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu vlerësimin dhe mirënjohjen për Gjermaninë si një partner strategjik i Shqipërisë, si burim lidershipi në rajon dhe si nxitëse e proceseve integruese në Ballkan, në kontekstin bilateral, por edhe ne kuadër të Proçesit të Berlinit.

Presidentja Rita Sussmuth si edhe delegacioni që e shoqëronte vlerësuan lart arritjet e Shqipërisë, të cilat bëhen më të dukshme e të prekshme kur shikohen nga afër. Ata vunë në dukje se skepticizmi për rezultatet e Shqipërisë në proceset integruese po zhduket dhe po ia le vendin besimit të fuqishëm se Shqipëria po hedh hapa të sigurt e të qëndrueshëm drejt pranimit në familjen europiane.

Para Mbrapa
t
Para Mbrapa
Sicred