KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi: Të jemi transparent me publikun dhe në funksion e interes të qytetarëve

Ruçi: Të jemi transparent me publikun dhe në funksion e interes të qytetarëve

Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi u bëri thirrje politikaneve shqiptarë dhe funksionarëve shtetërore të jenë transparent me publikun dhe në funksion e interes të qytetarëve. Deklaratat e tij zoti Ruçi i bëri në një simpozium për Konfliktin e Interesit të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Zoti Ruçi tha se kjo çështje është me rëndësi jetike për demokracinë, sistemin politik dhe shtetin e së drejtës. “Ne, si funksionarë publik, para se të jemi ligjërisht, duhet të jemi mendërisht dhe shpirtërisht në shërbim të publikut” tha zoti Ruçi. Ai pranoi se “…pushteti dhe qeverisja ofrojnë mundësi dhe ushqejnë konfliktin e interesit më shumë sesa qënia në opozitë. Megjithatë, konflikti i interesit nuk është një patologji vetëm qeverisëse, por kulturore dhe shoqërore”. “Ne duhet të jemi deputetë të ndershëm” bëri thirrje zoti Ruçi. “Në Kuvend duhet të ndalojmë kategorikisht vendimmarrjet me konflikt interesi midis deputetëve e akteve të votuara prej tyre. Ne, si deputetë, drejtues partish apo titullarë institucionesh duhet të ndahemi nga aktivitetet lobiste korruptive. Prandaj Kuvendi mori nismën dhe bëri thirrje për rregjistrimin e lobistëve.”Por nëse dikush nuk mund të përballojë dot standartet e ndershmërisë, atëherë le të zgjedhë të mbetet i ndershëm, pa qenë deputet” tha kreu i parlamentit.
Zoti Ruçi u shpreh për nevojën e diskutimit dhe rritjes së sensibilizimit të politikanëve, deputetëve dhe funksionarëve. “Ashtu siç bëjmë ligje e kërkojmë zbatimin e tyre nga të tjerët, institucionet, organet përgjegjese apo edhe qytetaret, të zbatojmë në rradhë të parë detyrimet tona” tha ai . “Tashmë është momenti të konkretizojmë veprimet tona, të marrim masat e duhura, për të qenë me transparent me publikun dhe në funksion e interes të qytetarëve” u shpreh kreu i parlamentit Gramoz Ruçi.

Sicred