KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi takim me kryetarin e Partisë LR-PDSH, Zijadin Sela.

Ruçi takim me kryetarin e Partisë LR-PDSH, Zijadin Sela.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, priti sot kryetarin e Partisë LR-PDSH të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela. Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e përpjekjeve e të bashkëpunimit për të maksimizuar përfaqësimin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për rritjen e kontributit të tyre në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, të ardhmes së saj europiane si edhe të prosperitetit, paqes dhe stabilitetit në rajon. Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin dhe kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në zhvillimet e fundit pozitive në këtë vend, vlerësim të cilin u’a kishte paraqitur edhe drejtuesve më të lartë të shtetit gjatë vizitës së tij të fundit në Maqedoninë e Veriut. U ra dakord se është e nevojshme që qëndrimet e forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të jenë në koherencë më partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të garantohet mbështetja dhe investimi SHBA-ve për mbështetjen e shqiptarëve si edhe për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Sicred