KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi takim me deputetin gjerman, Florian Hahn
Ruçi takim me deputetin gjerman, Florian Hahn

Ruçi takim me deputetin gjerman, Florian Hahn

“Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian në muajin qershor, ishte një vlerësim për arritjet e Shqipërisë në plotësimin e pesë prioriteteve si edhe standarteve të tjera të integrimit europian”.Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë,Gramoz Ruçi u takua me deputetin e Bundestagut gjerman Florian Hahn, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikave europiane. Z.Ruçi e falenderoi deputetin Hahn për mbështetjen e madhe e të veçantë të qeverisë dhe Bundestagut të Gjermanisë, posaçërisht Kancerales Merkel për Shqipërinë dhe progresin e vendit drejt integrimit europian.Nga ana e tij,deputeti Hahn theksoi se vendimi për çeljen e negociatave në mbledhjen e qershorit të Këshillit Europian, i shoqëruar nga kushte të qarta, është vendimi i duhur që duhet të merret për Shqipërinë. Sipas tij,kjo do të lehtësonte punën dhe përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për integrimin europian dhe progresin e vendit.Deputetin Hahn eshte pritur ne nje takim edhe nga presidenti Meta ku vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.Nderkohe në përgjigje të interesit mbi reformën në gjyqësor, Presidenti Meta vuri në dukje se procesi i vetingut duhet të nxjerrë më shumë në pah vlerësimin mbi nivelin e profesionalizmit dhe cilësinë e vendimeve gjyqësore, të cilat janë kyç për besueshmërinë e publikut tek institucionet e drejtësisë.

Sicred