KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi priti Robert Benjamin, konkretizimi i reformes në drejtësi

Ruçi priti Robert Benjamin, konkretizimi i reformes në drejtësi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti sot në takim Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Demokratik Amerikan Robert Benjamin, në kuadër të një vizite të tij në vendin tonë. Kryetari i Kuvendit shprehu konsideratën e veçantë për rolin dhe kontributin e vyer të NDI për zhvillimin e proceseve demokratike dhe tejet të rëndësishme në vendin tonë, për forcimin e institucioneve shtetërore, si dhe rritjen e kapaciteteve, si në kuadër të administratës publike, ashtu dhe në raport me shoqërinë civile, median, etj., në kuadër të forcimit të transparencës ndaj publikut. Kryetari i Kuvendit paraqiti gjithashtu një panoramë të veprimtarisë parlamentare në këtë legjislaturës të re, duke u ndalur në konkretizimin e Reformës në Drejtësi, ngritjen e Komisionit “Ad Hoc” për Reformën Zgjedhore, si dhe në miratimin e ligjit për pakicat kombëtare. “Për sa më sipër”, – vuri në dukje Kryetari i Kuvendit ,- “ka qenë konsensusi i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”. Nga ana e tij, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Demokratik Amerikan, Robert Benjamin vuri në dukje mbështetjen e NDI-së për Kuvendin e Shqipërisë në vazhdimësi dhe në të ardhmen, përmes projekteve dhe nismave konkrete.