KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi pret studentët nga Peja
Ruçi pret studentët nga Peja

Ruçi pret studentët nga Peja

“Reforma në drejtësi ka filluar të ketë arritjet e saj, duke nisur me miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, ngritjen e organeve të Vettingut dhe nisjen e tyre nga puna”. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili mirëpriti në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë një grup studentësh nga Universiteti “Haxhi Zeka” i Pejës, vuri në dukje tre efekte kryesore të këtij procesi . “Efekti i parë, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë nisur të pyesin veten, janë apo s’janë për prokurorë. Efekti i dytë, 17 gjyqtarë dhe prokurorë deri më sot kanë deklaruar që refuzojnë t’i nënshtrohen vetingut. Kjo është me sanksion: nuk kalojnë në Vetting, por për 15 vjet nuk kanë të drejtë të punojnë në organet e drejtësisë. Ka pasur kërkesa të tilla, që nga ish-prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. E treta, është që organet e veting-ut po punojnë dhe ne presim rezultate pas përfundimit të këtij procesi, që do të zhvillojnë për gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë”.Pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e ndihmës ekonomike në Shqipëri. Duke iu përgjigjur pyetjes së studentëve, z. Ruçi tha se ditën e enjte, datë 15 mars do të zhvillohet një mocion me debat për këtë çështje. Krahas kësaj, z. Ruçi shtoi se Kuvendi po shqyrton projektligjin “Për strehimin”, ku sipas tij, kjo nismë i shërben kategorive të njerëzve në nevojë.

Sicred