KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi pret Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë
Ruçi pret Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë

Ruçi pret Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ku i shprehu dhe urimet për vijimin me sukses të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. Z.Ruçi nënvizoi nevojën e përfundimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve midis të dy qeverive që janë në proces, si ato në fushën fiskale, të turizmit, transportit ajror, në fushën ushtarake etj.Kryetari i Kuvendit theksoi edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve. Diplomacia parlamentare e Shqipërisë po merr një rëndësi gjithënjë e më të madhe, si një mjet efikas për rritjen e kontakteve dhe forcimin e marrëdhënive dy e shumëpalëshe. Nga ana e tij, Ambasadori i Mbreterise se Arabise falendëroi kryeparlamnetarin Ruçi për vullnetin për të forcuar e zgjeruar marrëdhëniet midis të dy vendeve. Këto marrëdhënie mund të zhvillohen e përfitojnë edhe nga Nisma 2030 e Arabisë Saudite, e cila përveç prioriteteve të zhvillimit të vendit, synon edhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik e tregëtar të Arabisë Saudite.

Sicred