KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi: Përmbushja e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet një përparësi e Shqipërisë
Ruçi: Përmbushja e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet një përparësi e Shqipërisë

Ruçi: Përmbushja e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet një përparësi e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa ku diskutuan mbi situatën në tre komunat me shumicë shqiptare të Luginës, integrimin e shqiptarëve në institucionet e qeverisjes qendrore dhe respektimin e të drejtave të tyre themelore, bazuar në standardet ndërkombëtare.
Kryeparlamentari Ruçi vuri në dukje se përmbushja e kërkesave të shqiptarëve të Luginës mbetet një përparësi e posaçme e Kuvendit dhe e Qeverisë së Shqipërisë. Ruçi dhe Mustafa vlerësuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit, unifikimin e qëndrimeve e veprimeve midis të gjitha forcave politike shqiptare të Luginës dhe rritjen e pranisë së tyre në të gjithë nivelet e qeverisjes lokale e qendrore. Lufta politike, këshilloi Kryetari i Kuvendit, duhet të ndahet nga përpjekjet dhe të jetë në funksion të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Zoti Ruçi vuri në dukje gjithashtu nevojën e rritjes së bashkëpunimit të forcave politike të Luginës me institucionet e Kosovës.

Sicred