KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi: Parlamenti do të realizojë të gjitha detyrat!

Ruçi: Parlamenti do të realizojë të gjitha detyrat!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët mbi analizën e sesionit të kaluar dhe prioritetet e sesionit të ri parlamentar.
Si arritjen më të madhe të sesionit të kaluar, zoti Ruçi nënvizoi mbështetjen e Reformës në Drejtësi. Kuvendi miratoi tre ligje të reformës dhe institucionet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë po ngrihen, disa po plotësohen, një pjesë e tyre kanë filluar të funksionojnë. Vetting-u po vazhdon dhe Kuvendi ndjek ecurinë e këtij procesi, për shkak të detyrimeve për ngritjen e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.“Fakti që u konfirmuan vetëm 48% e subjekteve, provon nevojën substanciale të rindërtimit të sistemit të drejtësisë.”, vuri në dukje Kryetari Ruçi.
Zoti Ruçi nënvizoi se sesioni i ri parlamentar do tu kushtohet tri prioriteteve, të cilat përbëjnë sfidat themelore nëgjashtë muajt e ardhshëm. “Ky sesion duhet dhe do të jetë sesioni i çeljes së negociatave dhe Kuvendi do të realizojë të gjitha objektivat për integrimin europian dhe do të nxisi e kontrolloj qeverinë të përmbushë detyrat për çeljen e negociatave në qershor të këtij viti” tha ai. Kreu i parlamentit shprehu shpresën se sesioni i ri “Do të jetë sesioni i zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme në 30 qershor dhe Kuvendi do të marrë të gjitha përgjegjësitë për votimin e Reformës Zgjedhore dhe garantimin e standarteve të zgjedhjeve vendore. Do të jetë sesioni i kompletimit të organeve të sistemit të drejtësisë dhe Kuvendi do të krijojë të gjitha kushtet e marrëtë gjitha masat përngritjen e plotësiminnë kohë të Gjykatës Kushtetuese, SPAK-UT, Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gjykatave të posaçme dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”. “Ne do të punojmë që këto sfida të realizohen në mënyrë komplementare dhe të përshpejtojnë njera-tjetrën.”, përfundoi fjalën e tij me gazetarët Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sicred