KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi : Në sesionin e ri parlamentar do të vuloset çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ruçi : Në sesionin e ri parlamentar do të vuloset çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, kreu i kuvendit Gramoz Ruçi në një bashkebisedim me gazetarët ka paraqitur vlerësimet mbi arritjet dhe problemet e sesionit të kaluar dhe sfidat e sesionit të ri. Ai shprehu bindjen se ky sesion do të vulosë çeljen e negociatave mes shqipërisë dhe BE-së. Kryetari i Kuvendit  u ka bërë thirrje të gjithë grupeve, në radhë të parë opozitës, të ndajë luftën politike nga beteja e përbashkët për integrimin europian te vendit.

Kryeparlamentari Ruçi vlerësoi si arritjen më të madhe në sesionin e shkuar miratimin e Reformës në Drejtësi, po ashtu nuk la pa përmendur edhe disa nga mangësitë e sesionit të kaluar ku një prej tyre ishte edhe mosmiratimi i ligjit për magjistraturën.

Ndyshe nga çdo herë tjetër, Komisioni i Reformës Zgjedhore që u ngrit që në fillim të legjislaturës, shënoi ndër angazhimet prioritare të kuvendit.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se së shpejti do të aktivizohet platforma online e rekomandimeve, duke e bërë mekanizmin efikas, ndërsa shtoi se asnjë ministër dhe institucion i pavarur nuk do të mbetet jashtë monitorimit prej kuvendit. Kuvendi do të aktivizojë të gjithë radarët për të shqyrtuar ndjeshmeritë legjitime të qytetarëve publikut dhe medias në shërbim të interesit publik. 

Sicred