KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi në kremtimin e 75-vjetorit të Luftës së Drashovicës

Ruçi në kremtimin e 75-vjetorit të Luftës së Drashovicës

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, mori pjesë dhe përshëndeti në ceremoninë ekremtimit të 75 vjetorit të Luftës së Drashovicës.Në ceremoni morën pjesë veteranë dhe veteranë të Luftës Antifshiste Nacional Clirimtare, pjestarë dhe pasardhës të familjeve të dëshmorëve si edhe banorë të Drashovicës, Lumit të Vlorës dhe Labërisë. Në ceremoni përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë së Selenicës Përparim Shametaj, përfaqësues të organizatës së veteranëve të Vlorës, të shoqatës Labëria etj.

“Nuk ka vend më të mirë, më të bukur dhe më hijerëndë sesa Drashovica, kjo “Portë e Labërisë” dhe Nderi i Kombit, për të përkujtuar e nderuar betejat që kurrë nuk i harrojmë, të Luftës së lavdishme Antifashiste Nacional-Çlirimtare.theksoi në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ruçi tha se ky hark i thjeshtë, nën madhështinë e të cilit jemi mbledhur sot, simbolizon dy ngjarje të mëdha që e bënë Drashovicën një krenari të historisë së shqiptarëve.

1920-ën, kur lebërit i hodhën italianët në det dhe kur Selam Salaria, nisi nga Drashovica rrugëtimin e tij drejt legjendës.1943-shin, kur nga 14 Shtatori deri më 4 Tetor, forcat partizane të Qarkut të Vlorës organizuan sulmin kundër garnizonit gjerman të Drashovicës, duke shënuar një ndër betejat më të ashpra të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare. Zgjedhjet e duhura që kemi bërë e po bëjmë në momentet kyçe të historisë sonë të vjetër e moderne, na fisnikërojnë dhe lartësojnë si popull e si komb.”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sicred