KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi në Budapest: Parlamenti shqiptar ka përmbushur detyrimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kreu i parlamentit Ruçi në Forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Uashington

Ruçi në Budapest: Parlamenti shqiptar ka përmbushur detyrimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërmarrë masa konkrete për adresimin e rekomandimeve të raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka paraqitur në Konferencën e tetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Budapest, hapat legjislative për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Forcimi i rolit të kuvendit sipas kryeparlamentarit shqiptar është konkretizuar në përforcimin e rolit mbikqyrës të kuvendit, forcimin e transparencës së kuvendit , forcimin e autonomisë financiare dhe buxhetore të tij dhe forcimin e kapaciteteve administrative. Zoti Ruçi paraqiti gjithashtu zhvillimet në kuadër të Reformës në Drejtësi, si 7 ligjet prioritare që shoqërojnë amendimet kushtetuese duke përfshirë ligjin për vettingun, miratimin e 13 ligjeve nga paketa e 27 projetktligjeve të Reformës në Drejtësi si dhe ka vijuar punën për hartimin e 14 projektligjeve të tjera të kësaj pakete ligjore.

Sicred