KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi ndërpret seancën, Berisha e transmeton në Fejsbuk
Ruçi ndërpret seancën, Berisha e transmeton në Fejsbuk

Ruçi ndërpret seancën, Berisha e transmeton në Fejsbuk

Partia Demokratike e opozitës ka ndjekur sërish rrugën e saj origjinale për të vazhduar seancën parlamentare, pas ndëprerjes së saj nga kreu i parlamentit Gramoz Ruçi. Si dhe me parë, ish-kryeministri Sali Berisha, vazhdoi transmetimin drejtëpërdrejtë në Fejsbuk. Zoti Berisha me një fjalor të ashpër sulmoi kreun e qeverisë dhe ministri e brendshëm. “Këtu nuk është fjala për Agron Xhafën, por është fjala për Edvin Ramën për këta trafikantë të cilët kanë pushtuar me drogë karrigen e tyre të turpit. I kanë mbyllur Shqipërisë dyer te Europës pasurohen si mumuthë çdo ditë mbi krimin. Është fjala për ato fytyra që keni aty të cilët sulmojnë si bisha njerëz të ndershëm që dënojnë krimin dhe mbrojnë trafikantët ndërkombëtarë. Është fjala për ata aty të cilët shqiptarët duhet t’i tërheqin ti hedhin kalbësirat e tyre sa më parë sepse kanë mbylluyr dyert e Europës” tha zoti Berisha.

Sicred