KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi merr pjesë në festat kombëtare të Polonisë
Ruçi merr pjesë në festat kombëtare të Polonisë

Ruçi merr pjesë në festat kombëtare të Polonisë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Varshavë, në Samitin e Trete të kryetarëve të parlamenteve të Europës Qendrore e Lindore, morën pjesë edhe në festimet e 550 vjetorit të parlamentarizmit polak dhe 100 vjetorit të rifitimit të pavarësisë së Polonisë.

Z. Ruci dhe z. Balla, bashkë me kryetarët e delegacioneve pjesëmarrëse në Samit, ishin të pranishëm në seancën e Asamblesë Kombetare të Polonisë, mbajtur në 13 korrik, në të cilën përshendeti Presidenti i Republikës Andrzej Duda.

Në këtë veprimtari Delegacioni i Kuvendit shoqerohej nga Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, znj. Shpresa Kureta.

Sicred