KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi, kreu i ri i parlamentit shqiptar
Kreu i parlamentit Ruçi në Forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Uashington

Ruçi, kreu i ri i parlamentit shqiptar

Sekretari i përgjithshëm i PS, udhëheqësi veteran i saj Gramoz Ruçi, do të jetë kreu i ri i parlamentit shqiptar. Lajmi u bë i ditur nga kreu i PS dhe kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare që po mbahet në Tiranë. “Mandati ynë i ri kërkon që ne t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm i Kuvendit për këtë mandat. Ndaj është nder dhe krenari që ne t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë.” tha ai. Vetë zoti Rama u shpreh i bindur që zoti Ruçi do ta kryejë me sukses këtë detyre, duke kthyer sipas tij në binarë jetën parlamentare, e cila ka shkarë keq tha ai gjatë viteve të shkuara. Ndërkaq kreu i ri i grupit parlamentar socialist do të jetë deputeti Taulant Balla.

Sicred