KRYEFAQJA » LAJME » Ruçi: “Anëtarësimi në BE është interesi kryesor kombëtar dhe objektivi strategjik i Shqipërisë”
Ruçi: "Anëtarësimi në BE është interesi kryesor kombëtar dhe objektivi strategjik i Shqipërisë"

Ruçi: “Anëtarësimi në BE është interesi kryesor kombëtar dhe objektivi strategjik i Shqipërisë”

Kryetari i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillon punimet në Budapest. Sikurse njofton  Mimoza Haxhia, zoti Ruçi bashkëkryesoi sesionin e parë të kësaj konference me temë “Integrimi në Bashkimin Europian, rezultatet dhe aspiratat”. Kryeparlamentari shqiptar nënvizoi rëndësinë që paraqet për vendet e Ballkanit Perëndimor anëtarësimi në Bashkimin Europian. “Sot, të gjithë ndjehemi krenar pasi jetojmë në një rajon ku paqja dhe stabilitet mbizotëron, ku kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se gjëra që na ndajnë. Sigurisht, një nga gjërat kryesore që na bashkon është besimi në vlerat e BE-së, është qëllimi i përbashkët dhe vendosmëria për të qenë pjesë e tij” tha zoti Ruçi.
Në fokus të fjalës se kreut të parlamentit shqiptar ishte dhe Reforma në Drejtësi, duke e vleresuar si një reformë themelore për avancimin e Shqipërisë me axhendën europiane. “Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me unanimitet 7 ligjet prioritare që shoqërojnë amendimet kushtetuese duke përfshirë ligjin për vettingun, ka miratuar 13 ligje nga paketa e 27 pr/ligjeve të Reformës në Drejtësi si dhe ka vijuar punën për hartimin e 14 pr/ligjeve të tjera të kësaj pakete ligjore” informoi zoti Ruçi konferencën.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë vuri në dukje masat konkrete të ndërmarra nga organi ligjvënës për adresimin e rekomandimeve të Raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitet 2015 dhe 2016. Ato lidhen edhe me kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Anëtarësimi në BE është interesi kryesor kombetar dhe objektivi strategjik i Shqipërisë i cili mbështet në një konsensus të gjerë politik dhe mbarëkombëtar” theksoi kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi, në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillon punimet në Budapest.

Sicred