KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rubales: Jam i lumtur, mendoj vetëm për futbollin
Rubales: Jam i lumtur, mendoj vetëm për futbollin

Rubales: Jam i lumtur, mendoj vetëm për futbollin

Një ankesë është paraqitur kundër presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, në të cilën akuzohet se është përpjekur të marrë fonde financiare nga sindikata e futbollistëve, për punë personale, gjatë kohës që ai ishte president i saj. Radio Cadena SER, ishte e para që tregoi për këtë, e një gjykatë në Valencia hapi një hetim paraprak pas një ankese nga Miguel Angel Galan, ish-kandidat për president të sindikatës së futbollistëve. Rubiales, president i federatës spanjolle të futbollit që nga maji, do të detyrohet të paguajë 120,000 euro për përvetësimin e fondeve, sipas Cadena SER. Por ai ka propozuar ta paguajë një pjesë të borxhit të tij personal me para, të cilat do të përdoreshin për një projekt ndërtimi për Unionin e Lojtarëve Spanjollë. Gjykatat lokale të rajonit të Valencias i konfirmuan AFP-së paraqitjen e ankesës, por refuzuan të komentonin mbi hapjen e një hetimi paraprak. Në deklaratë thuhej sindikata nuk kishte financuar asnjë punë personale për Luis Rubiales. Ky i fundit është zgjedhur president i Federatës Spanjolle të Futbollit, pas largimit të Angel Maria Villar, i cili ishte i implikuar në një rast korrupsioni dhe luajti një rol kyç në shkarkimin e trajnerit Lopetegui në prag të Kupës së Botës muajin e kaluar. Për të sfumuar disi zhurmën e krijuar, Rubiales kishte ftuar në spanjë kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe atë të FiFA-s, Xhani infantino. “Unë dua të theksoj edhe njëherë se jam këtu për të mbështetur futbollin spanoll – tha Rubiales. – Unë nuk përdor gënjeshtra, e shumë shpejt të gjitha shpifjet ndaj meje do të vërtetohen nga gjykat. Qëllimi im është të jap më të mirën për futbollin”. Ndërsa Xhani infantino duke qeshur i tha: Vazhdo përqëndrohu vetëm te futbolli, të lutem, vetëm te futbolli”.

Sicred