KRYEFAQJA » LAJME » RTSH zgjeron hartën e transmetimeve digjitale

RTSH zgjeron hartën e transmetimeve digjitale

RTSH, vazhdon të shtrihet me cilësi të lartë transmetimi ne te gjithe vendin. Së fundi sinjali i tij është pëmirësuar ndjeshëm edhe në zonën e Elbasanit. Me ndezjen e stacioneve te reja transmetuese DVB-T2 te Petreshit dhe Çervenakës, procesi i digjitalizimit është shtrirë edhe në allotmentin e Elbasanit, konkretisht Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Peqin.
Në këtë zonë RTSH ka filluar transmetimit digjitale DVB-T2 duke qene me afer teleshikuesve, tashme jo vetem me nje kanal, por duke perftuar të plotë një pakete kanalesh televizive dhe radiofonike. Tre nga kanalet TV janë të definicionit te larte(standarti High Definition).
Nese jeni te pajisur me nje TV me decoder T2 te integruar ose me nje aparat tokesor T2, mjafton te beni kerkim ne kanalin 23 UHF (490MHz) dhe ne kanalin 33 UHF (570MHz) që të shfaqet paketa me 11 kanalet TV dhe 4 Radio të RTSH. Në përfundim të kërkimit do të shfaqet lista me kanelet e mëposhtëme:

Kanale TV:

RTSH 1 HD
RTSH 2 HD
RTSH 3
RTSH Sport HD
RTSH Film
RTSH Muzike
RTSH Shqip
RTSH Kuvendi
RTK
RTSH 24
RTSH Plus

Kanale Radio:
Radio Tirana 1
Radio Tirana 2
Radio Tirana Internacional
Radio Tirana Klasik

Ndërkohë RTSH po vjen me një risi në telefonat celularë. Aplikacioni RTSH Tani që mund të merret nga Play Store apo App Store ofron me një cilësi shumë të larta 17 kanale.
Projekti I digjitalizimit të transmetimeve të RTSH është planifikuar të përfundojë në fund të vitit, por drejtuesit e lartë të RTSH kanë premtuar se gjithshka do të mbyllet para këtij afati.