KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » RTSH sjell “Një burrë, një udhë”, kushtuar poetit dhe romancierit Daut Gumeni

RTSH sjell “Një burrë, një udhë”, kushtuar poetit dhe romancierit Daut Gumeni

Edhe në vuajtjen më ekstreme, njeriu dhe poeti Daut Gumeni forcën dhe rrugëdaljen e gjen tek poezia dhe e bukura. Një reflektim i pastër pas premierës së filmit dokumentar “Një burrë, një udhë” kushtuar poetit dhe romancierit Daut Gumeni i cili vuajti në burgjet komuniste 23 vite të errëta. Vite në të cilat dritën dhe burimin e dritës e ka gjetur te bukuria e fjalës dhe rrjedha e letërsisë dhe kollosëve letrarë që ai mes mundimesh i ka sjellë në shqip. “Më mirë t’i nënshtrohemi të vërtetës se sa gjërave të tjera që janë shumë pak për t’u lavdëruar dhe admiruar” i tha zoti Gumeni gazetare së RTSH Mira Tuci. “Të keshë frikë nga e kaluara është mjerim. Ta përballësh me të gjithë atë që ke hequr dhe të pranosh të vërtetën është dinjitet. Unë kam patur shumë besim dhe kam akoma tek e bukura, tek e mira. Janë dy gjëra që nuk të lënë të biesh në tokë” shprehet ai.
Premiera e filmit ishte një kremtim për të kaluaren ku merrte pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama edhe si një prej personazheve të intervistuara me mjeshtëri nga regjisori dhe skenaristi i filmit Ylli Pepo. Ai thotë për RTSH se është tepër e vështirë. “Por në rastin tim heroi i filmit ishte shumë i bindur karshi gjithçkaje që ne kërkonim dhe ditëm të përqëndroheshim në saje të tija atje ku duheshe” tha zoti Pepo.
Portreti i një njeriu shumë dimensional në dokumentar vizatohej nga rrefimet e miqve dhe atyre që e kanë njohur në vitet e errëta të burgimit të gjatë apo të atyre që ai ua ka zbukuruar jetën me batutën e mprehtë dhe këshillën e çmuar. Filmi “Një burrë, një udhë”, është një prodhim i Radio Televizionit Shqiptar.

Sicred