KRYEFAQJA » LAJME » RTSH sjell Kupën e Konfederatave 2017

RTSH sjell Kupën e Konfederatave 2017

Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar vjen tashmë me një tjetër eveniment madhor sportiv. Bëhet fjalë për Kupën e Konfederatave 2017, që nis të shtunën në Rusi. Ai do të përcjelli të gjitha ndeshjet e atij që është quajtur “Botërori i vogël” dhe që vë përballë më të mirët e çdo kontinenti, me kampionen e botës dhe me përfaqësuesen vendase, Rusinë.
Gjithçka do të nisi nga data 17 qershor, me uverturën Rusi-Zelandë e Re, deri në finalen e 2 korrikut 2017. Rusia vendase do të përballet në grupin A me sfidën e kampionëve të Evropës, Portugalisë, por edhe me atë të kampiones së Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve apo CONCACAF-it, Meksikës, dhe kampiones së Oqeanisë, Zelandës së Re. Ndërkaq, edhe më intriguese është sfida në grupin B, ku kampionia në fuqi e botës, Gjermania, do të sfidohet nga kampionia e Amerikës Latine, Kili, nga një protagoniste e rikthyer e futbollit afrikan, si Kameruni, dhe nga Australia, që vjen me petkun e kampiones së Azisë.
Të gjitha sifdat që do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH 1 HD dhe në RTSH Sport, do të shoqërohen me një emision të përnatshën në ditët e ndeshjeve, përgjatë një maratone 16-ditore, që padyshim premton të jetë i mbushur me spektaklin që garantojnë më të mirët e botës së futbollit.

Sicred