KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » RTSH shënon edicionin e 55-të të gjigandit të muzikës së lehtë

RTSH shënon edicionin e 55-të të gjigandit të muzikës së lehtë

Spektakli më i madh muzikor i vitit, kompeticioni më i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare do të ulë para ekranit të Televizionit Shqiptar mijëra shikues. Surpriza pa fund, emocione dhe ethe konkurrence do të mbajnë pezull publikun deri në minutën e fundit, kur dhe do të shpallet kënga fituese e edicionit të 55-të të këtij festivali tradite. Për t’ia arritur këtij qëllimi, organizatorët e festivalit kanë ftuar nga Kosova dy regjisorët e njohur Agron Vula dhe Astrit Idrizi. Kujtojmë se dy artistët kanë lënë gjurmët e tyre në Festivalin e vitit 2012, edhe atëherë në pultin regjisorial. Të kursyer në fjalë, ata rrëfejnë pak nga ajo çka do të surprizoje publikun e pallatit të kongreseve dhe shikuesit e televizionit shqiptar.

Teknologjia e lartë është kryefjala e këtij festivali. Në sallën e pallatit të kongreseve janë vendosur 11 kamera, mes tyre dy ekrane dhe një karel.

“Një vlerësim i madh është për ne që po punojmë me këtë festival që ndryshe nga viti 2012 ktë vit do të jete në formatin HD. Stafi i RTSH na i ka mundësuar gjithë teknologjitë e duhura për të punuar duke besuar se këtë vit do të sjellim diçka të re.Siç po e shihni ka një skenografi të mrekullueshme dhe një ndriçim shumë të mirë. Do ketë shumë surpriza të cilat do ti zbuloni në netët në transmetim” thanë dy regjizorët nga Kosova.

Gjithnjë dy artistët i shohim bashkë. Puna që ata bëjnë gjithnjë mban firmën e të dyve. Festivali i këngës në Radiotelevizionin Shqiptar nuk është vetëm arenë ku përballen vlerat e muzikës së lehtë shqiptare, por që prej vitit 2003, ai është i vetmi kompeticion që ka ekskluzivitetin e prezantimit të muzikës së lehtë shqiptare në Eurosong.

Sicred