KRYEFAQJA » LAJME » RTSH rikthehet me përmasa të reja në Gramsh

RTSH rikthehet me përmasa të reja në Gramsh

Kampionati Botëror “Rusi 2018” sa vjen e po bëhet më i paparashikueshëm, e kjo sjell si rrjedhojë, edhe rritjen e emocioneve për këdo që ndjek evenimentin më të madh sportiv të globit. Në Shqipëri sportdashësit e futbollit  kanë mundësinë ta ndjekin këtë ngjarje në përmasa më të mëdha në sajë të rritjes së investimit teknologjik që RTSH po bën me vendosjen e transmetuesve të rinj. Vendosja e një transmetuesi në Kodrën e Trashovicës në Gramsh, ka bërë që jeta e këtij qyteti periferik dhe e zonave përreth të gjallërohet së tepërmi. Reporazhi është përgatitur nga gazetari Norel Zaimi dhe operatori Ogert Peza.

Sicred