KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » RTSH- RAI, rikthehet bashkëpunimi

RTSH- RAI, rikthehet bashkëpunimi

Një memorandum mirekuptimi, mes Radiotelevizionit Kombëtar Italian RAI dhe Radiotelevizionit Shqiptar, është firmosur të hënën në Tiranë. Ai përcakton fushat kryesore të bashkëpunimit, pa u kufizuar gjithësesi në to.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi vlerësoi se kjo marrëveshje do të sjellë bashkëpunime të rëndësishme mes institucioneve. “Marrëdhëniet shumë të mira të së kaluarës duhet të vendoseshin përsëri në pozita institucionale” tha zoti Gëllçi. “Ne presim shumë nga kjo marrëveshje, jo thjesht për të marrë disa programe, por të mësojmë nga përvoja e RAI-t, profesionalizmi i tyre” shtoi ai.
Sipas nëndrejtores së RAI-t për marrëdhëniet ndërkombëtare, Simona Martorelli bashkëpunimi do të jenë në disa fusha. “Jemi shumë të lumtur që pas më shumë 20 vitesh, nënshkruajmë, zyrtarizojmë sërish një marredhenie të tillë bashkëpunimi” tha zonja Martorelli. “Nga ky memorandum mirekuptimi do të mundësohen disa programe informimi, teknike dhe inxhinierike, shkëmbime programesh mes dy institucioneve e pse jo edhe bashkëprodhimi mes nesh, si në radio, televizion, kinema apo internet, bashkëpjesëmarrje në aktivitetet e përbashkëta si festivale apo aktivitete kulturore” tha ajo.
Si hapi i parë i bashkëpunimit do të jetë vizita në Peruxhia e 8 pjestarëve të stafit të ndriçimit ku do të ndjekin një trajnim të mundësuar nga Qendra Italiane Studimeve të Larta e Gazetarisë dhe Radiotelevisionit.

Sicred