KRYEFAQJA » LAJME » RTSH premton spektakël dhe drithërima sportive
RTSH premton spektakël dhe drithërima sportive

RTSH premton spektakël dhe drithërima sportive

Një tjetër javë e mbushur me transmetime sportive po ofrohet në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Ajo ka nisur të mërkurën për të kulmuar të mërkurën e ardhshme.
Sonte vjen sfida e Eliminatoreve të Botërorit 2018, midis Anglisë dhe Sllovenisë, ndërsa pas saj në orët e para të mëngjesit të së premtes, vjen sfida amerikanolatine midis Argjentinës dhe Perusë.
E premtja është e gjitha shqiptare dhe e gjitha kuqezi, sepse Shqipëria përballet me Spanjën në Alikante, në ndeshjen që nis në ora 20:45.
Ndërsa po në ora 20:45 vjen në RTSH 2 HD sfida Kosovë-Ukrainë.
E shtuna rikthen sfidat e Eliminatoreve, me përballjen Bullgari-Francë.
Një tjetër sfidë interesante e këtyre Eliminatoreve vjen të shtunën në mbrëmje, ajo midis Gjermanisë dhe Azerbajxhanit.
E hëna flet sërish kuqezi, me sfidën e fundit të Shqipërisë, atë me Italinë në “Loro Boriçi”, që luhet duke nisur nga ora 20:45. Në të njëjtën kohë, në RTSH 2 vjen ndeshja e fundit e Kosovës në këto Eliminatore, ajo ndaj Islandës.
Të martën në mbrëmje, në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, vjen sfida vendimtare e Eliminatoreve të Botërorit, ajo midis Portugalisë dhe Zvicrës.
Një tjetër sfidë Eliminatore, këtë radhë e Amerikës Latine, vjen në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ajo midis Ekuadorit dhe Argjentinës.

Sicred