KRYEFAQJA » LAJME » RTSH nis transmetimet digjitale edhe në Përrenjas
Paketa digjitale e RTSH-së vazhdon të ngjalli interes

RTSH nis transmetimet digjitale edhe në Përrenjas

Ndonëse historia e Përrenjasit nis që nga koha e Skënderbeut me të famshmen Beteja në Fushën e Torviollit kundër osmanëve, qyteti më shumë njihet si qyteti i minatorëve të hekurnikelit. I ndërtuar në kohën e socializmit ai dhe ende ruan modelin e asaj kohe. Banorët e tij që ende nuk janë larguar për një jetë më të mirë, e tregojnë hapur varfërinë. Në një prej familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike, ekipi i RTSH instaloi dekoderin digjital. Bashkia e qytetit thotë se trajton mbi 2000 persona me ndihmë ekonomike dhe ka shpërndarë edhe dekoderat sipas kësaj skeme.

Prania e platformës digjitale të RTSH në familjet e Përrenjasit, mund të thuhet se është mirëpritur. Një banor thotë se ka hequr dorë nga paketat private, pasi RTSH i plotëson më së miri nevojat e tyre pa shpenzime që për ta janë të konsiderueshme. Ndonëse një pikë e rëndësishme e Korridorit të 8-të që përshkon Shqipërinë nga Lindja në Perëndim, Përrenjasi ende nuk e ka gjetur veten në vitet e tranzicionit. Banorët e mbetur, por edhe ata që janë larguar, shpresojnë se nëntoka e pasur me hekurnikel, do të rivlerësohet e bashkë me të edhe mbitoka e cila konsiderohet si pasuri jo e vogël e pyjeve, turizmit malor, apo blegtorisë mund të lulëzojë në një të ardhme.

Sicred